Ndërlidhjet

Kinë: Arrestohet një person për publikimin e informatave të pavërteta


Ilustrim
Ilustrim
Policia në Pekin e ka arrestuar një person nën akuzat se i ka ofruar informacione të pavërteta një faqeje të internetit me bazë në Shtetet e Bashkuara, e cila ëshjtë e njohur për publikimin e akuzave të korrupsionit dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut në Kinë.

Policia ka njoftuar sot se 62 vjeçari Xiang Nanfu, ka sajuar informacione dhe ia ka dhënë ato faqes së internetit Boxun.com.

Autoritetet policore kanë saktësuar se në raportet e sajuara, ai ka shfaqur dyshimin për trafikimin e organeve dhe varrimet e të gjallëve nga qeveria kineze.

Arrestimi i Xiang vjen në prag të përvjetorit të 25-të të protestave pro-demokratike në sheshin Tiananmen të Pekinit.

Gjatë javës së kaluar, autoritetet kineze e kanë arrestuar një gazetar të zëshëm, nën akuzat se ka siguruar sekrete shtetërore dhe i ka bartur ato tek kontaktet e huaja.
XS
SM
MD
LG