Ndërlidhjet

HRW kërkon hetim të pavarur rreth vrasjes së 187 personave në Uzbekistan


Ilustrim
Ilustrim
Organizata ndërkombëtare Human Rights Watch, iu ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, që të bëjnë presion tek qeveria e Uzbekistanit, për ta lejuar një hetim të pavarur ndërkombëtar, për vrasjet masive që kanë ngjarë nëntë vite më parë në Andijon.

HRW e ka lëshuar sot një komunikatë, në përvjetorin e nëntë të ngjarjeve në Andijon.

HRW ka theksuar se nëntë vite pas “masakrës”, qeveria e Uzbekistanit, vazhdon ta refuzoj kërkesën për një hetim të pavarur.

Më 13 maj të vitit 2004, gjatë një proteste paqësore të organizuar ku po kërkohej lirimi i një biznesmeni të rrëmbyer nga persona të armatosur, trupat uzbeke kishin qëlluar mbi demonstruesit të cilët ishin kryesiht të paarmatosur.

Zyrtarisht është njoftuar se gjatë kësaj dite janë vrarë 187 persona, por, dëshmitarët dhe grupet e të drejtave të njeriut, thonë se shifra e vërtetë e viktimave, është shumë më e madhe sesa numri i paraqitur.
XS
SM
MD
LG