Ndërlidhjet

Ish-kryeministri izraelit, dënohet për mitmarrje


Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert
Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert
Ish-kryeministri i Izraelit Ehud Olmert, është dënuar nga një gjykatë në Tel Aviv, me gjashtë vite burgim, për veprën penale të mitmarrjes.

Akuzat kanë të bëjnë me një skandal rreth pronave të patundshme në Jerusalem, në kohën kur Olmert ende nuk ishte bërë kryeministër.

68 vjeçari Olmert ka paralajmëruar se do të bëj ankesë ndaj vendimit të shqiptuar.

Olmert ishte kryebashkiak i Jerusalemit nga viti 1993 deri në vitin 2003.

Në vitin 2006 deri në vitin 2009,ai ka qenë kryeministër, post nga i cili është dorëhequr, pas publikimit të akuzave për korrupsion.
XS
SM
MD
LG