Ndërlidhjet

LDK e AKR merren vesh në parim


Ilustrim
Ilustrim
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, janë pajtuar në parim, se kanë ngjashmëri në programet e tyre, por që në zgjedhjet e parakoshhme parlamentare që do të mbahen më 8 qershor, ato do të garojnë të vetme.

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një deklarate të lëshuar ka njoftuar se LDK dhe AKR kanë zhvilluar takime intensive, sa i përket bashkëpunimit për zgjedhjet e 8 qershorit.

“Pas takimit të sontëm ndërmjet kryetarit të LDK-së, z.Isa Mustafa, dhe presidentit të AKR-së, z.Behgjet Pacolli, LDK-ja dhe AKR-ja në parim janë pajtuar që programet e të dy palëve kanëngjashmëri dhe garantojnë zhvillim të Kosovës, në interes tëqytetarëve të Kosovës”, thuhet mes të tjerash në kumtesën e lëshuar nga Lidhja Demokratike.

Detajet e bashkqeverisjes pas zgjedhjeve, sipas kumtesës, do të konkretizohen në ditët vijuese.
XS
SM
MD
LG