Ndërlidhjet

Tre të vdekur nga një shpërthim në juglindje të Ukrainës


Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën tre persona kanë vdekur pas një shpërthimi që ka ngjarë në një bllok të banesave në qytetin juglindor të Ukrainës, Mykolayiv.

Shpërthimi, i cili ka ngjarë të hënën, i ka shkatërruar 18 apartamente ndërsa i ka dëmtuar 7 të tjera.

Ekipet e shpërtimit, gjatë ditës së sotme e kanë gjetur nën rrënoja një grua dhe po bëjnë përpjekje për ta shpëtuar atë.

Policia në qytetin ku ka ndodhur shpërthimi, ka konfirmuar se tre persona kanë vdekur, ndërsa pesë të tjerë po kurohen në spital nga lëndimet e marra.

Rreth 231 banorë konsiderohet se jetojnë në bllokun e apartamenteve ku edhe ka ndodhur shpërthimi.

Banorët e apartamenteve të shkatërruara, janë vendosur në hotele.

Në vend të ngjarjes është duke vazhduar operacioni i kërkimit.
XS
SM
MD
LG