Ndërlidhjet

Gjendet një polic i vrarë në Ingusheti të Kaukazit


Ilustrim
Ilustrim
Një zyrtarë policorë është gjetur i vdekur në republikën ruse të Ingushetisë në Kaukazin e Veriut.

Zëdhënësi i ekipit hetues ka njoftuar sot se trupi i pajetë i policit, është gjetur gjatë natës në afërsi të fshatit Gazi-Yurt, pranë autostradës.

Zyrtarë nga ministria e brendshme kanë njoftuar se i ndjeri ka punuar në njësinë patrulluese në qarkun e Nazranit në Ingusheti.

Dy predha të plumbave, janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Hetuesia dyshon që dy persona mund të jenë të përfshirë në këtë krim.

Dhuna është e shpeshtë në rajonin rus të Kaukazit të Veriut i cili përfshinë: Ingushetinë, Dagestanin, Çeqeninë dhe Kabardino-Balkaria.

Militantët islamikë dhe grupet kriminale në këtë regjion, në mënyrë të vazhdueshme i kanë në cak personalin ushtarak dhe zyrtarët lokalë.
XS
SM
MD
LG