Ndërlidhjet

HWR e akuzon Sirinë për përdorimin e gazit të klorit


Ilustrim
Ilustrim
Organizata Human Rights Watch e ka publikuar një raport përmes të cilit e akuzon qeverinë siriane, se ka përdorur gaz të klorit gjatë sulmeve në tri qytete, gjatë muajit prill.

HRW ka njoftuar se ka grumbulluar dëshmi që tregojnë se helikopterët sirianë kanë hedhur gaz të klorit gjatë sulmeve në qytetet veriore Kaferzita, Al-Tamana dhe Telmans.

HRW ka njoftuar se i ka intervistuar disa dëshmitarë e në mesin e tyre edhe pjesëtarë të personalit mjekësor.

Dëshmitarët i kanë treguar kësaj organizate, se kanë parë apo dëgjuar hedhjen e këtij gazi nga helikopterët, dhe menjëherë pas kësaj, sipas tyre, ka pasur një erë të pazakonshme.

Sulmet kanë ngjarë në mes të 11 dhe 21 prillit, ndërsa kanë mbetur të vdekur 11 persona.

500 të tjerë sipas WHR, vujanë tashmë si rezultat i hedhjes së gazit të klorit me presion, nga ana e qeverisë.
XS
SM
MD
LG