Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohen katër policë në Kirgizi


Ilustrim

Ilustrim

Katër policë në Bishkek të Kirgizisë, janë arrestuar për grabitje dhe krime të tjera, që ndërlidhen me akuza të rreme të ngritura ndaj të huajve.

Komiteti Shtetëror për Siguri Kombëtare në Kirgizi, ka njoftuar se policët po përdornin një grua të rrëmbyer 20 vjeçare, për të "vjelur" para nga të huajt.

Hetuesit kanë njoftuar se policët e kanë detyruar gruan që të takohet me të huajt në bare dhe restorane në Bishkek, dhe më pas i kanë akuzuar ata se e kanë përdhunuar atë.

Policët janë arrestuar në kohën kur nga një i huaj i kanë marrë 900 dollarë, në këmbim të mosakuzimit për “dhunim”.

Policët janë arrestuar nën dyshimin se e kanë shpërdoruar pozitën zyrtare, për veprën penale të grabitjes si dhe për veprën penale të mitmarrjes.

Gruaja e cila ka bashkëpunuar me policët, është marrë në pyetje por e njëjta nuk është arrestuar ende.

Nuk janë bërë publik, emrat e personave të arrestuar në lidhje me këtë rast.
XS
SM
MD
LG