Ndërlidhjet

Zyrtarët në Kirgizi thonë se 19 banorë nga rajoni jugor Jalal-Abad, mendohet se janë duke luftuar krahasa grupeve islamike kryengritëse në Siri.

Zyrtarët nga Komiteti Shtetëror për Siguri Kombëtare në Kirgizi i kanë thënë Radios Evropa e Lir,ë se shërbimi sekret i Turqisë, i ka ndihmuar tre qytetarë kirgizë që kishin qenë në Siri, që të kthehen në Jalal-Abad.

Pesë banorë të tjerë të Jalal-Abad janë arrestuar nga autoritetet pak para nisjes së tyre për në Siri, gjatë këtij muaji.

Zyrtarët e sigurisë në Kirgizi, kanë njoftuar disa ditë më parë se 70 qytetarë kirgizë janë rekrutuar nga grupet radikale islamike dhe të njëjtit po luftojnë krahas kryengritësve rebelë kundër trupave qeveritare në Siri.

Disa persona nga ky grup, tashmë janë kthyer në Kirgizi
XS
SM
MD
LG