Ndërlidhjet

Rusia kërkon nga Ukraina që ta paguajë borxhin e gazit deri më 2 qershor


Ilustrim
Ilustrim
Gjiganti rus i gazit Gazprom, i ka dhënë ultimatum Ukrainës që deri më 2 qershor të paguajë shumën prej 1.6 miliardë.

Në qoftë se nuk e paguan deri në atë datë, Gaprom është zotuar se do ta ndërpresë dërgimin e gazit natyror në Ukrainë.

Zëdhënësi i Gazprom Sergei Kupryanov, ka thënë se kjo pagesë duhet të bëhet bazuar në një kontratë të mëhershme.

“Naftogaz duhet të paguajë obligimet që i ka ndaj komapnisë tonë konform kontratës, deri më datën 2 qershor”, ka thënë Kupriyanov në një deklaratë të lëshuar sot.

“Duke filluar nga data 3 qershor, komapnia Naftogaz do të marrë gaz vetëm për aq sa do të paguajë”, ka shtuar më tutje ai
XS
SM
MD
LG