Ndërlidhjet

Shaqiri, më i riu në moshë në ekipin e Zvicrës në Botëror


Ilustrim
Ilustrim
Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri i cili luan për ekipin e Bayern Munich është futbollisti më i ri në moshë që do të mbrojnë ngjyrat e Zvicrës në Kampionatin Botëror.

Lojtari më i vjetër i përzgjedhur sot nga Ottmar Hitzfeld është mbrojtësi qëndror Steve von Bergen.

Lista është publikuar 31 ditë para se Zvicra të luajë meqin e parë në Kampionatin Botëror që e ka ndaj Ekuadorit.

Më 20 qershor, ekipi zviceran do të luajë me Francën derisa më 25 qershor me Hondurasin.

Në mesin e lojtarëve rezervë të ekipit të Zvicrës do të jetë edhe Josip Drmic, Eren Derdiyok e Pajtim Kasami.
XS
SM
MD
LG