Ndërlidhjet

Turchynov dyshon që Partia Komuniste është e lidhur me seperatistët


Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës Oleksandr Turchynov, ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që të verifikoj nëse Partia Komuniste ukrainase, po bashkëpunon me seperatistët pro-rusë.

Ai ka thënë se në qoftë se ka aktivitete të tilla, atëherë gjykata duhet të ndaloj veprimtarinë e kësaj partie.

Turchynov i ka thënë parlamentit sot, se ka informacione se kjo parti po bashkëpunon me seperatistët dhe se anëtarët e kësaj partie janë pjesë e aktiviteteve seperatiste.

Ai, e akuzoi po ashtu kreun e Partisë Socialiste Petro Symonenko, se po përhapë gënjeshtra dhe propagandë në lidhje me situatën në Maripol të Ukrainës, ku më 9 maj, janë vrarë të pakten shtatë persona gjatë përleshjeve në mes të seperatistëve pro-rusë dhe forcave të sigurisë.

Symonenko ka thënë para parlamentarëve më herët, se gjatë bastisjeve të datës 9 maj në selinë e policisë në Mariupol, forcat speciale i kanë vrarë oficerët e policisë, të cilët kanë refuzuar të përdorin armët për ti shpërndarë protestuesit.

Turchynov i ka quajtur këto, gënjeshtra dhe informacione të pasakta.
XS
SM
MD
LG