Ndërlidhjet

Steinmeier kërkon lirimin e pengjeve dhe objekteve në lindje të Ukrainës


Ministri i jashtëm gjerman dhe kryeministri i Ukrainës
Ministri i jashtëm gjerman dhe kryeministri i Ukrainës
Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, ka shfaqur shpresën e tij se tryeza e rrymbullat që do të mbahet nesër në mes të politikanëve dhe shoqrisë civile, do të ndihmoj që të çarmatosen seperatistët pro-rusë dhe të përmirësohet situata në prag të zgjedhjeve, të cilat do të mbahen më 25 maj.

Steinmeier, teksa ka folur në Kiev pas takimit me ushtruesin e detyrës së kryeministrit Arseniy Yatsenyuk, ka bërë thirrje që të lirohen të gjitha pengjet në Ukrainën lindore dhe të lirohen ndërtesat qeveritare të cilat janë uzurpuar nga seperatistët.

Ai ka shtuar se situata në disa pjesë të Ukrainës, është “e rrezikshme dhe kërcenuese”.

Steinmeier gjatë vizitës në Kiev, është takuar edhe me ushtruesin e detyrës së ministrit të jashtëm ukrainas, Andriy Deshchytsya dhe me ushtruesin e detyrës së presidentit, Oleksandr Turchynov.

Yatsenyuk tha në anën tjetër se çelësi për zgjidhjen e situatës në Ukrainë “nuk është në Kiev por në Moskë”.
XS
SM
MD
LG