Ndërlidhjet

Turqia thotë se nuk do t’ia paguajë dëmin Qipros


Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu
Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu
Turqia thotë se nuk do ta paguajë shumën prej 90 milion eurosh, për të kompensuar Qipron, në lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë pushtimit nga ana e Turqisë në vitin 1974.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka urdhëruar Turqinë gjatë të hënës që të paguajë 90 milionë euro, për shkak se i ka shkelur të drejtat e njeriut, gjatë pushtimit të Qipros veriore.

Ministri i jashtëm turk Ahmet Davutoglu, ka thënë sot se Turqia nuk paguan kompensim për një vend që nuk e njeh zyrtarisht.

Qiproja është e ndarë që nga vitit 1974, kur trupat ushtarake turke pushtuan pjesën veriore të ishullit, pas grusht-shtetit të inspiruar grek që kishte për qëllim bashkimin e Qipros me Greqinë.

Ky ishull iu bashkuar eurozonës në vitin 2004.

Gjykata e Strasburgut, bazuar në vendimin e datës 12 maj, ka bërë me dije se pavarësisht se ka kaluar kohë, nuk mund të fshihet përgjegjësia ndaj asaj që ka ndodhur.

Rasti në këtë gjykatë ishte dërguar nga qeveria e Qipros

Davutoglu tha se vendimi i së hënës, është në një kohë të gabuar,kur tashmë po pritet që të rifillojnë bisedimet e paqes.
XS
SM
MD
LG