Ndërlidhjet

Moldavia ftohet që më 27 qershor, ta nënshkruaj marrëveshjen me BE-në


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti i Këshillit të Evropës Herman Van Rompuy, e ka ftuar sot Moldavinë që më datën 27 qershor në Bruksel, të nënshkruaj marrëveshjen e asocijmit me Bashkimin Evropian.

Van Rompuy e ka bërë këtë ftesë gjatë takimiit që e ka zhvilluar në kryeqytetin moldav, Kishinev.

Presidenti moldav Nikolae Timofti, ka thënë një ditë më parë se Moldavia do ta ushtrojë të drejtën sovrane dhe do ta nënshkruajë marrëveshjen, pavarësisht presioneve të jashtme politike e ekonomike.

Timofti në komentet e tij nuk e ka përmendur Rusinë por në fakt, Moska është ajo që e kundërshton nënshkrimin e marrëveshjes mes Moldavisë dhe BE-së.
XS
SM
MD
LG