Ndërlidhjet

Jahjaga: OSBE mund të ndihmojë zgjedhjet në veri


Presidentja Atifete Jahjaga
Presidentja Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, me të cilin ka biseduar për procesin e zgjedhjeve të parakohshme dhe mundësinë e angazhimit teknik të misionit të OSBE-së në këto zgjedhje.

Sipas njoftimit nga ky takim, Jahjaga ka thënë se e vlerëson angazhimin dhe ndihmën e OSBE-së, e cila, sipas saj, ka një përvojë të mirë dhe një përgatitje të nevojshme teknike që të ndihmojë procesin që do të organizohet nga KQZ.

Jahjaga ka thënë se misioni i OSBE-së sërish do të mund të ndihmojë procesin, përmes zyrtarizimit të përkrahjes për KQZ-në për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në komunat në veri të territorit të Republikës së Kosovës dhe mbështetjes në aspektet e tjera të zgjedhjeve të parakohshme.
XS
SM
MD
LG