Ndërlidhjet

Përplaset për vdekje një vajzë në Prishtinë


Logo e Policisë së Kosovës
Logo e Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës njofton se një vajzë 21-vjeçe ka vdekur sot në Prishtinë, pasi është përplasur nga një makinë.

“Sot, në ora 11:27, ne rrugën Vëllezërit Fazliu, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’ rast një veturë e tipit Opel Vectra, te cilën e ngiste i dyshuari B.H., mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka goditur një këmbësore, A. G., 21 vjeçe, dhe nuk është ndalur ne vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po sipas tij, i dyshuari, në ikje e sipër, ka shkaktuar përsëri aksident trafiku, duke lënduar tre persona.

Policia ka kapur të dyshuarin dhe i njëjti, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG