Ndërlidhjet

SLS dhe “Serbia” me një listë të përbashkët


Sllobodan Petroviq
Sllobodan Petroviq
Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale (SLS), Sllobodan Petroviq, ka thënë se me Iniciativën Qytetare Serbia është rënë dakord për dalje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Kosovës.

Petroviq ka thënë për agjencinë Beta se marrëveshja bazohet vetëm në interesat e komunitetit serb.

“Nismëtarë të kësaj janë dy opsionet më të mëdha politike, SLS dhe ‘Serbia’, të cilat kanë edhe përgjegjësinë më të madhe për jetën e komunitetit serb në Kosovë. Marrëveshja jonë është që të bëjmë përpjekje që të krijojmë një listë të përbashkët zgjedhore, në të cilën do të gjenden njerëzit më cilësorë, qytetarët tanë që janë të shquar në fushat e tyre të punës”, ka thënë Petroviq.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 8 qershor.
XS
SM
MD
LG