Ndërlidhjet

Nigeria e gatshme të bisedojë me Boko Haramin


Militantë të Boko Haramit
Militantë të Boko Haramit
Nigeria është e gatshme që të bisedojë me militantët e Boko Haramit për lirimin e më shumë se 200 vajzave të rrëmbyera.

Lideri i Boko Haramit, Abubakar Shekau, ka thënë të hënën se vajzat e rrëmbyera, që nuk janë konvertuar në Islam, mund të shkëmbehen me luftëtarë të burgosur.

Ministri i Detyrave të Veçanta, Tanimu Turaki, ka thënë për BBC-në se nëse Shekau është i sinqertë, ai duhet të dërgojë përfaqësuesit e tij për bisedime.

Vajzat janë kidnapuar qysh më 14 prill nga një shkollë në verilindje të Nigerisë.

Videoja që është shfaqur të hënën tregonte rreth 130 vajza duke lexuar vargje nga Kurani.
XS
SM
MD
LG