Ndërlidhjet

Pistorius “t’iu nënshtrohet” testeve mendore


Oscar Pistorius

Oscar Pistorius

Prokuroria në gjyqin e atletit afrikano-jugor, Oscar Pistorius, ka kërkuar formalisht që ai t’i nënshtrohet kontrollit mendor.

Prokurori Gerrie Nel ka bërë kërkesën pasi psikiatri Merryll Vorster ka thënë se Pistorius është “rrezik për shoqërinë”.

Gjykatësja Thokozile Masipa ka thënë se do të bëjë publik vendimin e saj të mërkurën.

Pistorius, vrapues olimpik me të dyja këmbët e amputuara, mohon se ka vrarë me dashje të dashurën e tij, Reeva Steenkamp, më 14 shkurt të vitit të kaluar.

Ai ka thënë se e ka qëlluar atë në gjendje paniku, pasi e ka ngatërruar me një hajdut.
XS
SM
MD
LG