Ndërlidhjet

Vuçiq “respekton” integritetin territorial të Bosnjës


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka shkuar në Bosnjë e Hercegovinë si mik dhe si dikush që respekton integritetin territorial të Bosnjës, Republika Sërpskën, Marrëveshjen e Dejtonit dhe të gjithë popujt që jetojnë në Bosnjë.

Vuçiq i ka bërë këto komente në Sarajevë, pas takimit me kryetarin e këshillit të ministrave të Bosnjës, Vjekosllav Bevanda.

Ai ka thënë se dëshiron të ndërtojë besim dhe marrëdhënie më të mira me të gjithë qytetarët e Bosnjës.

Vuçiq drejton Qeverinë e Serbisë qysh në fund të muajit prill.
XS
SM
MD
LG