Ndërlidhjet

Lakhdar Brahimi do të japë dorëheqje


Lakhdar Brahimi

Lakhdar Brahimi

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se i dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Lakhdar Brahimi, do të japë dorëheqje më 31 maj.

Brahimi ka marrë detyrën e të dërguarit special të Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për krizën në Siri në gusht të vitit 2012, pasi ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, ka dështuar t’i japë fund konfliktit.

Qysh në atë kohë, Brahimi ka thënë se “ky do të jetë një mision jashtëzakonisht i komplikuar dhe i vështirë”.

Ai ka arritur të ndërmjetësojë bisedimet midis qeverisë dhe opozitës siriane në Gjenevë, në fund të muajit shkurt, por palët nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje.
XS
SM
MD
LG