Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Mbi 200 të vdekur në minierë


Së paku 201 minatorë kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë mbesin të bllokuar nga shpërthimi i zjarrit në një minierë qymyri në perëndim të Turqisë.

Incidenti i së martës në qytetin Soma raportohet të jetë shkaktuar nga një defekt i energjisë elektrike.

Punëtorët e shpëtimit janë duke pompuar oksigjen në minierë në përpjekje për të mbajtur gjallë të mbijetuarit.

Ministri turk i Energjisë, Taner Yildiz, ka thënë se 787 punëtorë kanë qenë nën tokë në kohën e shpërthimit.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka anuluar udhëtimin për në Shqipëri, të paraparë për sot, dhe do të shkojë në vendin e fatkeqësisë.
XS
SM
MD
LG