Ndërlidhjet

logo-print

Bisedime për zgjidhjen e krizës në Ukrainë


Ukrainë

Ukrainë

Ukraina do të jetë sot nikoqire e bisedimeve që kanë për qëllim të gjejnë një zgjidhje për krizën në lindje.

Bisedimet do të përfshijnë anëtarë të qeverisë së përkohshme dhe udhëheqës rajonalë, ndërsa separatistët pro-rusë kanë refuzuar të marrin pjesë.

Negociatat janë pjesë e një strategjie të hartuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Të martën, shtatë ushtarë ukrainas janë vrarë nga rebelët në lindje.

Rajonet e Donjeckut dhe të Luhanskut e kanë deklaruar veten të ndara nga Ukraina, pas referendumeve që kanë mbajtur.

Referendumet janë cilësuar të paligjshme nga Kievi dhe Perëndimi.
XS
SM
MD
LG