Ndërlidhjet

Hollande përfundon vizitën në Kaukazin J.


Francois Hollande në Tbilisi
Francois Hollande në Tbilisi
Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka përfunduar vizitën në Tbilisi, duke i dhënë fund edhe turneut treditor në shtete të Kaukazit Jugor.

Hollande ka takuar të martën presidentin e Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili, dhe kryeministrin Irakli Garibashvili.

Integrimi i Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO kanë qenë në krye të agjendës, ashtu si edhe kriza në Ukrainë.

Hollande ka thënë pas takimeve se BE-ja do të rrisë sanksionet kundër Rusisë dhe separatistëve pro-rusë në Ukrainë nëse pengohen zgjedhjet presidenciale të Ukrainës, të parapara për 25 maj.

Turneu i Hollande në Kaukazin Jugor ka përfshirë edhe Azerbajxhanin dhe Armeninë.
XS
SM
MD
LG