Ndërlidhjet

Afganistani publikon rezultatet e presidencialeve


Afganistan
Afganistan
Kabuli pritet të shpallë sot rezultatet përfundimtare të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Afganistan.

Nevoja për balotazh është e pritshme, pasi asnjëri nga kandidatët nuk besohet se ka marrë më shumë se 50 për qind të votave.

Rezultatet e pjesshme, të publikuara nga Komisioni i Pavarur Zgjedhor i Afganistanit, kanë shpallur me më shumë vota ish-ministrin e Jashtëm, Abdullah Abdullah.

Zgjedhjet presidenciale në Afganistan janë mbajtur më 5 prill.
XS
SM
MD
LG