Ndërlidhjet

Franca: 14 sulme me klor në Siri


Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius.
Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius.
Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, ka thënë se regjimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad, mund të qëndrojë prapa 14 sulmeve me gaz klori që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit në Siri.

Fabius ka thënë se Franca ka konfirmuar se kanë ndodhur sulme me klor dhe dyshon se Assadi është duke fshehur armë kimike.

Qeveria e Assadit, në anën tjetër, ka thënë se sulmet me klor janë kryer nga rebelët.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara takohet sot për të diskutuar gjetjet e Francës.

Damasku ka dorëzuar rreth 92 për qind të armëve të tij kimike, në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare që mbikëqyret nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike.
XS
SM
MD
LG