Ndërlidhjet

Sanksione kundër liderëve sektarë në RAQ


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka urdhëruar sanksione kundër liderëve myslimanë dhe të krishterë në Republikën e Afrikës Qendrore, për shkak të dhunës sektare.

Sanksionet godasin ish-presidentin e krishterë, Francois Bozize, si dhe Michel Djotodia, myslimanin e parë që do të bëhet president në vendin e banuar me shumicë të krishterë.

Djotodia ka udhëhequr lëvizjen myslimane “Seleka” në rebelimin e dhjetorit 2012 kundër sundimit të Bozize.

Djotodia ka qenë president nga marsi i vitit 2013, kur luftëtarët e Selekas kanë marrë pushtetin, deri në janar të vitit 2014.

Abuzimet nga luftëtarët e Selekas kanë shkaktuar sulme hakmarrëse nga milicia e krishterë.

Administrata Obama ka sanksionuar me ngrirje asetesh edhe tre zyrtarë të tjerë të Republikës së Afrikës Qendrore.
XS
SM
MD
LG