Ndërlidhjet

Irani “ndan” teknologjinë bërthamore me Korenë V.


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Irani ndan teknologjinë e tij bërthamore me Korenë e Veriut.

Ai i ka bërë këto komente për një gazetë japoneze gjatë vizitës në Tokio.

Programi bërthamor i Koresë së Veriut është njëri nga shqetësimet kryesore të sigurisë për Japoninë.

Deklaratat e Netanyahut po ashtu vijnë në javën kur Irani dhe fuqitë botërore janë duke zhvilluar takime në Vjenë, në përpjekje për të arriur një marrëveshje të përhershme bërthamore, e cila ka për qëllim të lehtësojë shqetësimet e Perëndimit se Irani punon fshehurazi në krijimin e armës atomike.
XS
SM
MD
LG