Ndërlidhjet

Van Rompuy për vizitë në Gjeorgji


Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.
Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.
Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, qëndron sot në Tbilisi, ku do të zhvillojë bisedime me lidershipin gjeorgjian.

Van Rompuy pritet të takojë kryeministrin Irakli Garibashvili dhe presidentin Giorgi Margvelashvili.

Vizita ndodh para nënshkrimit të një marrëveshjeje të asociimit midis Gjeorgjisë dhe Bashkimit Evropian, që pritet të bëhet muajin e ardhshëm.

Të martën, gjatë vizitës në Kishinev, Van Rompuy ka ftuar Moldavinë që të nënshkruajë marrëveshjen e asociimit me BE-në më 27 qershor.
XS
SM
MD
LG