Ndërlidhjet

Vulin mirëpret “bashkimin” e SLS-së dhe “Serbisë”


Ish-ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin.

Ish-ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin.

Ish-ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se është lajm i mirë që partitë serbe në Kosovë do të dalin bashkë në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.

“Jam i sigurt se lista e përbashkët mund të kalojë pragun dhe në këtë mënyrë të marrë numër të caktuar të deputetëve”, ka thënë Vulin për mediat serbe.

Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale (SLS), Sllobodan Petroviq, ka thënë të martën se me Iniciativën Qytetare Serbia të Oliver Ivanoviqit është rënë dakord për dalje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Kosovës.

Petroviq ka thënë se marrëveshja bazohet vetëm në interesat e komunitetit serb.
XS
SM
MD
LG