Ndërlidhjet

Ndalja e GPS-it në Rusi, “s’ka efekt te përdoruesit”


Ilustrim
Ilustrim
Njëri nga shpikësit e navigimit amerikan satelitor, të njohur si GPS, ka hedhur poshtë kërcënimet e zëvendëskryeministrit rus, Dmitry Rogozin, se do të ndalojë operacionet e stacioneve tokësore amerikane në Rusi.

Bradford Parkinson, profesor në Universitetin Stanford, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se një veprim i tillë nuk do të ketë efekt te përdoruesit, me përjashtim të rusëve.

Ai ka thënë se "asnjë veprim rus nuk do të ketë ndonjë efekt direkt te përdoruesit në përgjithësi për shkak se satelitët do të vazhdojnë të sillen rreth Tokës dhe të transmetojnë sinjalin e lirë".

Rogozin ka thënë të martën se puna e 11 stacioneve tokësore të GPS-it në Rusi mund të ndalojë më 1 qershor.
XS
SM
MD
LG