Ndërlidhjet

Nis rrethi i ri i bisedimeve për Iranin


Vjenë, 14 maj 2014.
Vjenë, 14 maj 2014.
Irani dhe gjashtë fuqitë botërore kanë nisur rrethin e ri të bisedimeve bërthamore në Vjenë.

Gjatë negociatave që do të zhvillohen deri më 16 maj, palët planifikojnë të nxjerrin një tekst të një marrëveshjeje të përhershme për aktivitetet bërthamore të Iranit, që pritet të nënshkruhet në fund të korrikut.

Grupi P5+1, në përbërje të të cilit janë Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Britania, Franca dhe Gjermania, do që Irani të reduktojë programin atomik në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG