Ndërlidhjet

Gjeorgjia, pakt me BE-në më 27 qershor


Tbilisi, 14 maj 2014.

Tbilisi, 14 maj 2014.

Gjeorgjia do të nënshkruajë një marrëveshje të rëndësishme tregtare dhe politike me Bashkimin Evropian më 27 qershor në Bruksel.

Lajmin e ka bërë publik presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, pas takimit me kryeministrin gjeorgjian, Irakli Gharibashvili, në Tbilisi.

Van Rompuy e ka përshkruar nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociimit me Gjeorgjinë si “arritje të rëndësishme”.

“Duke zgjedhur këtë rrugë, Gjeorgjia sinjalizon angazhimin e saj për institucione të forta demokratike, respektim të të drejtave të qytetarëve dhe mbështetje të shtetit të së drejtës”, ka thënë Van Rompuy.

Marrëveshja me Gjeorgjinë është arritur në parim në muajin nëntor, në Samitin e Partneritetit Lindor në Vilnius.
XS
SM
MD
LG