Ndërlidhjet

logo-print

Afganistani shtyn publikimin e rezultateve zgjedhore


Qendër për numërimin e votave në Kabul

Qendër për numërimin e votave në Kabul

Zyrtarët zgjedhorë në Afganistan kanë shtyrë publikimin e rezultateve përfundimtare të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

Zëdhënësi i Komisionit të Pavarur Zgjedhor, Noor Mohammad Noor, ka thënë se autoritetet nuk i kanë marrë ende vlerësimet përfundimtare për ankesat.

Shpallja e rezultateve pritet të vonohet për një ditë ose dy.

Nevoja për balotazh është e pritshme, pasi asnjëri nga kandidatët nuk besohet se ka marrë më shumë se 50 për qind të votave.

Rezultatet e pjesshme, të publikuara nga Komisioni i Pavarur Zgjedhor i Afganistanit, kanë shpallur me më shumë vota ish-ministrin e Jashtëm, Abdullah Abdullah.

Zgjedhjet presidenciale në Afganistan janë mbajtur më 5 prill.
XS
SM
MD
LG