Ndërlidhjet

OBSH: MERS nuk është emergjencë globale


OBSH

OBSH

Shqetësimet në lidhje me Sindromën e Lindjes së Mesme të Rrugëve të Frymëmarrjes (MERS) “janë rritur ndjeshëm”, por “sëmundja nuk përbën ende emergjencë globale të shëndetit publik”, ka thënë sot Orgaizata Botërore e Shëndetësisë.

Virusi, i cili shkakton kollitje, temperaturë dhe nganjëherë pneumonoi fatale, është raportuar në më shumë se 500 pacientë vetëm në Arabinë Saudite dhe është shpërndarë në vendet fqinje dhe në disa raste në Evropë dhe Azi.

Ai vret rreth 30 për qind të atyre që infektohen.

Komiteti për emergjenca i OBSH-së ka thënë se bazuar në informacionet aktuale, serioziteti i situatës është rritur sa i përket ndikimit në shëndetin publik, porse nuk ka prova për transmetimin e virusit nga njeriu në njeri.
XS
SM
MD
LG