Ndërlidhjet

Pistorius do t’i nënshtrohet kontrollit mendor


Oscar Pistorius
Oscar Pistorius
Gjykimi për vrasje i vrapuesit afrikano-jugor, Oscar Pistorius, është ndërprerë për 30 ditë, në mënyrë që ai t’iu nënshtrohet testeve psikiatrike.

Një gjykatës i rastit ka thënë se Pistorius duhet të kontrollohet për të përcaktuar nëse ai ka çrregullime mendore.

Pistorius, vrapues olimpik me të dyja këmbët e amputuara, mohon se ka vrarë me dashje të dashurën e tij, Reeva Steenkamp, më 14 shkurt të vitit të kaluar.

Ai ka thënë se e ka qëlluar atë në gjendje paniku, pasi e ka ngatërruar me një hajdut.

Por, sipas prokurorëve, çifti ka qenë duke u grindur dhe Pistorius ka qëlluar Steenkampin me qëllim.
XS
SM
MD
LG