Ndërlidhjet

Çekia mbështet drejtësinë në Kosovë


Prishtinë, 14 maj 2014.

Prishtinë, 14 maj 2014.

Ministri në largim i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Kryeprokurorin e Republikës së Çekisë, Pavel Zeman, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin e dy vendeve në fushën e drejtësisë, për mandatin e ri të EULEX-it etj.

Sipas njoftimit për media, Kuçi dhe Zeman e kanë vlerësuar si shumë të mirë bashkëpunimin e Republikës së Kosovës dhe asaj të Çekisë në fushën e drejtësisë, ndërsa kanë shprehur gatishmërinë e thellimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

Në takim ëhstë biseduar edhe për mandatin e ri të EULEX-it, me ç’rast Zeman ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për vazhdimin e mbështetjes me prokurorë çekë në kuadër të EULEX-it.
XS
SM
MD
LG