Ndërlidhjet

logo-print

Negociata “të vështira” për Iranin


Vjenë, 14 maj 2014.

Vjenë, 14 maj 2014.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore kanë nisur rrethin e ri të bisedimeve bërthamore në Vjenë.

Michael Mann, zëdhënës i shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka thënë se negociatat janë “mjaft të vështira”.

Megjithatë, ai ka thënë se të dyja palët janë të vendosura për të arritur marrëveshje.

Grupi P5+1, në përbërje të të cilit janë Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Britania, Franca dhe Gjermania, do që Irani të reduktojë programin atomik në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Ky rreth i bisedimeve do të zgjasë deri më 16 maj.
XS
SM
MD
LG