Ndërlidhjet

Një ish-polic rus akuzohet për vrasjen e 22 grave


Ilustrim

Ilustrim

Një ish-zyrtar i policisë ruse në Siberi përballet me akzuat për vrasje serike të 22 grave.

Zëdhënësi i Komitetit Hetues të Rusisë, Vladimir Markin, ka thënë se hetimet kundër Mikhail Popkovit, 50 vjeç, kanë përfunduar dhe se ai do të përballet me gjykim në të ardhmen e afërt.

Hetuesit thonë se Popkov i ka vrarë gratë në periudhën 1994-2000 në rajonin Irkutsk.

Popkov është arrestuar në vitin 2012 pas disa testeve të ADN-së, të cilat, sipas policisë, e kanë lidhur me krimet.
XS
SM
MD
LG