Ndërlidhjet

Erdogan viziton vendin e fatkeqësisë në Manisa


Turqi

Turqi

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka qëndruar pranë minierës ku ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, i cili ka vrarë së paku 232 persona dhe ka lënë qindra të tjerë të bllokuar.

Erdogan ka anuluar udhëtimin për në Shqipëri, të paraparë për sot, për shkak të fatkeqësisë.

Incidenti i së martës në qytetin Manisa thuhet se është shkaktuar nga një defekt i energjisë elektrike.

Ministri turk i Energjisë, Taner Yildiz, ka thënë se 787 punëtorë kanë qenë nën tokë në kohën e shpërthimit.

Qeveria e Turqisë ka shpallur tri ditë zie për viktimat.
XS
SM
MD
LG