Ndërlidhjet

Presidentja Jahjaga ngushëllon homologun turk


Presidentja Atifete Jahjaga
Presidentja Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka dërguar një telegram ngushëllimi presidentit të Turqisë, Abdullah Gyl, me rastin e tragjedisë së shkaktuar nga shpërthimi në një minierë në perëndim të Turqisë.

“E morëm me dhimbje të thellë lajmin tragjik për eksplodimin në minierën në Manisa, që mori shumë jetë njerëzish dhe la pas vetes familje të shkatërruara”.

“Në emër të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, dëshiroj t’ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta, familjeve të viktimave dhe popullit të Turqisë”, thuhet pos tjerash në telegramin e presidentes Jahjaga.
XS
SM
MD
LG