Ndërlidhjet

Maqedoni: Rritet numri i ankesave për shkeljen e të drejtave të punëtorëve


Ilustrim
Ilustrim
Të dhënat nga Institucioni Avokat i Popullit flasin se nga viti 2006 e deri tash, në këtë institucion arrijnë nga 300 deri në 400 ankesa brenda vitit për shkeljen e të drejtave të punëtorëve, të cilat përfshijnë vetëm sektronin publik, pa përfshirë ankesat e sektorit privat.

Këtë e bëri të ditur të mërkurën Avokati i Popullit të Maqedonisë, Ixhet Memeti.

"Ankesat që i pranon institucioni ynë nga qytetarët të cilët mendojnë se u janë shkelur të drejtat e punës, zakonisht kanë të bëjnë me mosrespektimin e proceduarave gjatë pranimit në punë, ose udhëheqjes së procedurave disiplinore, pra kemi të bëjmë edhe me mosrespektimin e të drejtave që rrjedhin nga ligji për marrëdhënie pune”, tha ai.

Sipas Avokatit të Popullit, Maqedonia normat juridike i ka të avancuara në nivel të kënaqshëm, por problemi qëndron në atë se sa këto norma respektohen, qoftë në sektorin publik ose atë privat.

Ixhet Memeti shtoi se qytetarët e Maqedonisë kryesisht hezitojnë të ngrijnë procedura juridike edhe atëherë kur janë të bindur se u janë cënuar të drejtat e tyre konfom ligjit për marrëdhënie pune.

Sipas tij, e para vjen si pasojë e proceseve të stërzgjatura gjyqësore, të cilat janë të kushtueshme, dhe e dyta sepse edhe vetë punëtorët , me theks ë veçantë ata në ndërmarrjet publike dhe administratën shtetërore nuk janë të disiplinuar në punë dhe nuk i kanë kryer në masë të kënaqshme obligimet të cilat dalin nga kontrata e nënshkruar për marrëdhënie pune.
XS
SM
MD
LG