Ndërlidhjet

Protestë e dhunshme kundër Erdoganit në Turqi


Pamje nga tragjedia në Turqi
Pamje nga tragjedia në Turqi
Një protestë e dhunshme ka nisur sot në qytetin turk Soma, ku të pakten 238 minatorë kanë vdekur nga një shpërthim që ka ngjarë brenda në minierë gjatë pasditës së të martës.

Protestuesit janë mbledhur sot për ta kundërshtuar kryeministrin turk Recep Tajip Erdogan, në qytetin në të cilin ka ndodhur tragjedia e të cilin sot e ka vizituar Erdogan.

Raportet bëjnë me dije se protestuesit kanë hedhur gurë dhe e kanë shqelmuar veturën e kryeministrit, duke brohoritur duke e quajtur kryeministrin “vrasës” e “hajdut”, ndërsa e kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

Protestuesit janë përballur me policinë.

Me qëllim të shpërndarjes së turmes, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Erdogan ka njoftuar se numri i personave që janë konfirmuar të vdekur deri më tani ka arritur në 238 derisa edhe 120 punëtorë të tjerë të minierës, besohet se ende janë të bllokuar.

Ai gjatë një konference, ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Incidenti i së martës thuhet se është shkaktuar nga një defekt i energjisë elektrike.
Ministri turk i Energjisë, Taner Yildiz, ka thënë se 787 punëtorë kanë qenë nën tokë në kohën e shpërthimit.

Qeveria e Turqisë ka shpallur tri ditë zie për viktimat.
XS
SM
MD
LG