Ndërlidhjet

Në Azerbajxhan, arrestohet një gazetar francez


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet e Azerbajxhanit e kanë arrestuar në Baku, gazetarin televiziv të Francës, Laurent Richard.

Banoit Bringer, i cili e ka paraqitur vetën e tij si kryeredektor i programit hulumtues në kanalin francez Canal +, i ka thënë Radios Evropa e Lirë përmes telefonit, se autoritetet e Azerbajxhanit e kanë arrestuar Richard dhe kameramanin e tij, teksa kanë arritur në aeroportin e Bakusë, prej ku do të udhëtonin për në Moskë të Rusisë.

Bringer ka njoftuar se pjesëtarët e rendit në aeroport, të dy punonjësve të televizionit francez, ua kanë konfiskuar pajisjet dhe materialet që kishin.

Sipas Bringer, ekipi televiziv ka qenë në Baku me qëllim që të takohen me përfaqësues opozitarë dhe ata të drejtave të njeriut, në kuadër të një dokumentari televiziv që ata po përgatisnin.

Autoritetet e Azerbajxhanit nuk e kanë konfirmuar ende këtë informacion.
XS
SM
MD
LG