Ndërlidhjet

Shefi i NATO-s e viziton Rumaninë


Anders Fogh Rasmussen

Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, do të arrijë sot në Rumani ku do të qëndroj edhe gjatë ditës së nesërme.

Aleanca e NATO-s përmes një kumtese të lëshuar, ka njoftuar se Rasmussen gjatë vizitës në Rumani, do të takohet në Bukuresht me presidentin e atjeshëm Traian Bashesku, me kryeministrin Viktor Ponta Viorel, por edhe me zyrtarë të tjerë.

Vizita e Rasmussen në Bukuresht vjen përpara një vizite që për javën tjetër e ka paralajmëruar zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Biden do të arrijë në Rumani më datën 20 maj, me qëllim që të diskutoj rreth përgjigjes ndaj Rusisë.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Biden do ta riktheksoj përkushtimin, se aleanca e NATO-s do ti mbrojë të gjithë anëtarët e saj konform nenit 5.
XS
SM
MD
LG