Ndërlidhjet

Ambasadorja amerikane e viziton centralin Fukushima


Pamje nga Fukushima
Pamje nga Fukushima
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Japoni, Caroline Kennedy, e ka vizituar sot centralin e shkatërruar bërthamor Fukushima, ndërsa ka premtuar ndihmën e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara me qëllim të lehtësimit të pasojave.

Kennedy së bashku me djalin e saj, u lejuan që të vizitojnë këtë central për një periudhë tri orëshe, teksa mbanin të veshura rroba mbrojtëse.

Tërmeti dhe cunami i 11 marsit, 2011, kanë shkatërruar sistemet e ftohjes në reaktorët e centralit Fukishima Daiçi, duke shkaktuar rrjedhje të materialit radioaktiv.

Rreth 80,000 banorë janë evakuuar pas krizës bërthamore.

Kennedy ka shtuar se vizita ishte “shumë informative” ndërsa ka shtuat se SHBA-ja po bën përphekje që të ndihmoj në të ardhmen, për çdo gjë që mundet.
XS
SM
MD
LG