Ndërlidhjet

Lirohet gazetari dhe kameramani francez


Ilustrim
Ilustrim
Gazetari i televizionit francez Canal + dhe kameramani i tij, janë liruar pak orë pasi që janë arrestuar nga autoritetet e aeroportit Baku në Azerbajxhan.

Ekipi i televizionit Canal +, përmes një mesazhi dërguar në Radion Evropa e Lirë, ka treguar se ata ishin ndaluar në Baku ndërsa pas pak kohësh janë lejuar që të udhëtojnë drejt Moskës.

Autoritetet e Azerbajxhanit ua kanë konfiskuar atyre xhirimet dhe materialet që i kishin realizuar gjatë disa ditëve në Azerbajxhan, shtet në të cilin kishin biseduar me përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile.

Gazetari Laurent Richard dhe kameramani Emmanuel Bach, tashmë kanë arritur në Moskë.
XS
SM
MD
LG