Ndërlidhjet

Dhjetë të vdekur nga sulmet në Afganistan


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet afgane kanë njoftuar se dhjetë persona duke përfshirë edhe pesë sulmues vetvraës, janë vrarë si rezultat i dhunës së 14 majit në të gjithë vendin, pas paralajmërimit të talebanëve, se do të fillojnë ofenzivën pranverore.

Pesë sulmues të veshur në rroba të policisë, sipas organeve të rendit, e kanë bastisur një punkt të policisë në Afganistanin jugor dhe si rezultat i shpërthimeve që i kanë hedhur, kanë vdekur që të pesë sulmuesit por edhe një tre policë.

Në lindje të Kabulit është vrarë një ushtar pasi që një bomë ka shpërthyer në një automjet të ushtrisë afgane.

Gjatë këtij sulmi që ka ngjarë, sipas shefit të policisë në Kabul, Mohammad Zahir Zahir, kanë mbetur të plagosur edhe një grua dhe një fëmijë.

Talebanët e kanë marrë përgjegjësinë për të dyja këto sulme.

Një sulm i tretë ka ngjarë në provincën Ghazni duke lënë të vdekur një grua dhe plagosur një fëmijë.

Për këtë rast, ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.
XS
SM
MD
LG