Ndërlidhjet

logo-print

AI: Në burgun iranian rojet përdorën dhunë të tmerrshme


Ilustrim

Ilustrim

Organizata Amnesty International thotë se rojet e burgut famëkeq Evin të Iranit, kanë përdorur forcë të pajustifikueshme gjatë një proteste të mbajtur nga të burgosurit politik.

Amnesty tërheqë vërejtjen përmes një raporti të publikuar sot, duke thënë se të burgosurve iu janë lidhur sytë dhe janë prangosur para se të njëjtit të tërhiqen zvarrë dhe të rrahen nga rojat e burgut.

Said Bourmedouha, zëvendësdrejtor i organizatës Amnesty për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e jugut, thotë se rojet e burgut janë përgjigjur “me një nivel të tmerrshëm të brutalitetit”.

Zëvendëspresidenti iranian Mohammad Bekir Nobakht, ka njoftuar se do të hetohen rojet e burgut për veprimet e tyre.
XS
SM
MD
LG